Lajme

Xhavit Haliti e akuzoi për atentat personin A.A – Avni Ajeti: S’e di kush është ai

05/16/2023 22:25
nga:Genita C

Avni Ajeti ka thënë se nuk e ka takuar Xhavit Halitin gjatë kohës së luftës.

Ai ka komentuar deklaratën e Halitit ku kishte përmendur disa njerëz me iniciale që kanë qenë të porositur ta vrisnin.

Ai kishte përmendur edhe inicialet A.A, duke thënë se ishte shok i Ilir Konushevcit, që kishte planifikuar ta vriste Halitin.

Ajeti në Pressing ka thënë se nuk e ka idenë kush mund të jetë ai person, ndërsa ka thënë se me ato iniciale, shok i Konushevcit, është vetëm ai.

Ai ka kërkuar nga Haliti që të flasë nëse ka informata për të.