Lajme

Xhavit Haliti deputetëve dhe Qeverisë: Urime që jeni zgjedhur

05/19/2021 12:22
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka uruar deputetët për zgjedhjen në legjislaturën e re si dhe Qeverinë, pasi foli për herë të parë në Kuvend.

“Ju uroj të gjithëve zgjedhjen dhe themelimin e institucioneve siç është qeveria etj. Uroj që vërtetë sic jemi mësu më herët të themi që premtimet e qeverisë të bëhen realitet dhe jo të kemi nevojë të përplasemi çdo ditë për moszbatimin dhe mosrealizimin e programit me të cilin qeveria është paraqitur para deputetëve”, ka thënë Haliti.