Lajme

Xhandarmëria serbe arreston dy llapjanë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ishin duke punuar arën

03/26/2022 15:56
nga:Genita C

Xhandarmëria serbe ka arrestuar mesditën e sotme dy banorë të fshatit Përpellac të Komunës së Podujevës.

Të arrestuarit janë Nexhmi M. Dhe Gentian M.

Ata dyshohet se ishin duke punuar arën e tyre, në momentin kur janë kapur nga xhandarmëria serbe.

Atyre u janë konfiskuar një traktor dhe rimorkio.

Të arrestuarit kanë folur me familjarë, duke iu bërë me dije se janë mirë dhe se të hënën do të dalin para gjykatës në Serbi.