Kandidati për deputet nga PDK, Ragip Xhaka, është takuar sot me profesorin Agim Agushi, rekordmen Guinness dhe disa qytetarë, me të cilët ka biseduar për planprogramin e tij dhe sfidat, raporton Gazeta Blic.
Më pas, pasditen ka thënë se e ka kaluar me Sylejman Berishën, kandidatin për deputet nga Vitia.
E, pastaj është mirëpritur nga klubi futbollistik FC Vllaznia në Pozheran, me të cilët thotë se ka biseduar biseduan për sportin dhe rëndësinë e tij për rininë dhe komunitetin tonë.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata disa takime frymëzuese dhe plot energji pozitive! Fillimisht, pata kënaqësinë të takohem me profesorin Agim Agushi, rekordmen Guinness, së bashku me disa qytetarë. Diskutuam për planprogramin tim politik dhe sfidat që na presin. Mbështetja e Agimit dhe qytetarëve ishte e jashtëzakonshme, duke më dhënë motivim për të vazhduar me përkushtim në rrugën drejt së mirës së përbashkët. Faleminderit për mbështetjen e sinqertë!
Pasditen e kaluam me Sylejman Berishën, kandidatin për deputet nga Vitia. Diskutuam për vizionin dhe planprogramin politik, ndërsa atmosfera ishte jashtëzakonisht motivuese falë mbështetjes së fuqishme nga simpatizantët e partisë Demokratike në Viti. Faleminderit për përkushtimin dhe besimin tuaj që na jepni forcë për të sjellë ndryshime pozitive!
Gjithashtu, pata nderin të mirëpritem nga klubi futbollistik FC Vllaznia në Pozheran. Biseduam për sportin dhe rëndësinë e tij për rininë dhe komunitetin tonë. Falenderoj FC Vllaznia për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre ndaj sportit. Së bashku do të vazhdojmë të promovojmë dhe mbështesim sportin në çdo cep të vendit tonë!