Arsenali u ndal në shtëpi nga Slavia Prague.
Londinezët vuajtën shumë në këtë sfidë. Fillimisht “Topçinjtë” i dërgoi në epërsi Pepe pas 86 minutave lojë, por Holes i mysafirëve realizoi në sekondat e fundit për të vulosur barazimin me rezultatin 1:1, përcjell GazetaBlic.
Futbollistët e Arsenalit ishin shumë të zhgënjyer nga ky rezultat, në veçanti mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka.
Granit Xhaka u dëgjua duke thënë në fundin e ndeshjes: “Thjesht largoje atë mu* topi nga fusha jonë”.
Mikel Arteta dukej se ai ishte dakord me Xhaka, duke pretenduar se lojtarët e tij e mbajtën topin në pjesën e fushës që nuk u duheshin.
Madje, pas ndeshjes shumë media të ndryshme dhanë komplimente për paraqitjen e tij në fushë për Xhakën.
/GazetaBlic/


