Sporti

Xhaka përqafon Tadic, posteri i FIFA-s shkakton polemika të mëdha

06/15/2022 13:11
nga:Mergim Rreci

Kë po prisni të shikoni më shumë në Kupën e Botës këtë vit? Ky postim i FIFA “World Cup” më Twitter, ku shfaqen në mënyrë të animuar futbollistët më të mirë apo kapitenët e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin “Katar 2022” nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve shqiptare.

Arsyeja është mënyra sesi është vendosur Granit Xhaka, kapiteni shqiptar i Zvicrës, i cili shfaqet poshtë çadrës së kapitenëve duke i hedhur dorën në sup serbit Dushan Tadic, që luan me Ajaxin e Amsterdamit.

Mund të jetë thjesht rastësi e autorëve të kësaj fotoje të FIFA-s, ndoshta edhe me qëllim, me mesazhin që futbolli thyen barrierat, por shumë nga ndjekësit e FIFA World Cup kanë reaguar në mënyrë polemizuese për faktin që Xhaka e Tadic janë krah njëri-tjetrit.