Lajm i mirë për Zvicrën, pasi do të ketë në dispozicion Granit Xhakën për ndeshjen ndaj Anglisë.
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen ishte një dyshim serioz për ndeshjen në Duesseldorf pasi pësoi një dëmtim në muskujt e tij në fitoren 2-0 kundër Italisë.
Megjithatë, testet e fundit kanë dhënë siguri të rëndësishme për gjendjen e tij dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër anglezëve të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.
/GazetaBlic Sport