Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar kapitenin e tyre, Granit Xhakën.
Së fundmi, në kampin e “Helvetikëve”, mesfushori shqiptar mori një dhuratë nga pjesëtarët e federatës dhe trajneri Murat Yakin.
Xhaka mori një fanellë ku emri i tij ishte i shkruar me shronja të arta.
Kjo për shkak se Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike”.


