Sporti

Xhaka: “Merituam fitoren, tani do presim ndeshjet e tjera, shpresojmë në kualifikim”

06/20/2021 23:55
nga:E K
Zvicra ka fituar bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 3-1.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Haris Seferovic në minutën e 6’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e dytë për zviceranët e shënoi shqiptari, Xherdan Shaqiri, pas një goditje të bukur teknike në minutën e 26’të të takimit.

Në pjesën e dytë të parët shënuan turqit.

Kahveci iu kundërpërgjigj Shaqirit duke realizuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 62’të të takimit.

Shaqiri shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Zvicrën në minutën e 68’të të takimit.

Pas ndeshjes ka folur ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka.

Ai tha se Zvicra e meritoi fitoren dhe se tani do të presin ndeshjet e tjera për të shpresuar në kualifikim në fazën tjetër.

“Ne luajtëm një lojë të mirë, ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ne e merituam fitoren. Tani duhet të presim, të kualifikohemi. Do shohim se çka do ndodh me ndeshjet e tjera”, tha Xhaka.

/GazetaBlic Sport/