Kandidati i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka, është takuar me nënat që janë pjesë e Shoqatë së Pensionistëve Vita-Jeta, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka siguruar se kryeministri Bedri Hamza do t’i rrisë pensionet në muajt e parë të qeverisjes.
“Gjithashtu shpreha gatishmërinë time që si deputet do t’u dalë në ndihmë për çdo çështje”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi e jashtëzakonshme bashkëbisedimi më nënat që janë pjesë e Shoqatë së Pensionistëve Vita-Jeta. Atyre u sigurova që kryeministri Bedri Hamza do t’i rrisë pensionet në muajt e parë të qeverisjes. Gjithashtu shpreha gatishmërinë time që si deputet do t’u dalë në ndihmë për çdo çështje.
#RagipXhaka #Xhaka34 #PDK131 #mamire