Sporti

Xhaka i pakënaqur nga mbrojtja e Leverkusen: Nuk mund të pësojmë kaq shumë gola

09/23/2024 14:09
nga:Lorik J

Leverkusen mundi 4-3 Wolfsburg, në ndeshjen e kampionatit. Mesfushori me origjinë shqiptare i “aspirinave”, Granit Xhaka është i pakënaqur nga puna e bërë nga mbrojtja.

“Nuk dua që të flasim këtu për golin në kohën shtesë. Ne duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të bëjmë edhe auto-kritikë. Kaq nuk mjafton! Nuk mund të pëspjmë tre gola për ndeshje, sidomos për mënyrën se si i pësojmë. Me aq sa kam parë rivalët nuk na kanë vendosur në vështirësi me lojë të bukur dhe më pas na kanë shënuar.

Ne kemi pësuar pasi ne nuk kemi bërë lëvizjet e duhura. Ne e konsidrojmë veten një klub të madh, por një klub i madh nuk pëson tre herë në 45 minuta.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje pasi jemi duke dhuruar shumë hapësira për rivalët. Me topin në kontroll jemi mirë, por kur humbim kontrollin nuk luajmë si një vit më parë. Unë jam i ndershëm me vetveten dhe shpresoj që kështu të jenë edhe shokët e mi të ekipit. Nuk mjafton kaq për të përsëritur atë që kemi bërë vitin e kaluar”, tha Xhaka.