Sporti

Xhaka: Duhet ta pranojmë rezultatin ndaj Sportingut, mendojmë për ndeshjen e radhës

03/10/2023 11:29
nga:Mergim Rreci

Mesfushori Granit Xhaka, tha se barazimi (2-2) me Sportingun, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës, ishte një provë e vështirë për liderin e Premierligës.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik. Por ne duhet të pranojmë rezultatin 2-2 dhe të vendosim barazimin në Londër”, tha ai për BT Sport, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne e nisëm lojën mirë, por pranuam lehtësisht dy gola për një lojë të këtij niveli, kjo nuk mund të ndodhë”, paralajmëroi ai, para se të përfundonte: “Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat. Vazhdojmë në ndeshjen e radhës në Premier League”.

/GazetaBlic Sport/