Një video e Granit Xhakës duke e ndalur topin me shpinë gjatë fitores së Arsenalit kundër Norwich City të dielën në Premierligë, është bërë virale në rrjetet sociale.
Xhaka luajti 90 minuta të plotë në fitoren e Arsenalit 5:0 kundër Norwichit dhe vëmendjen kryesore e mori për një ndalje të topit tejet të pazakontë në Carrow Road.
Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës e pranoi një pasim të gjatë nga Bukayo Saka dhe në vend se ta ndalë më gjoks, ai e ktheu shpinën për ta ndalur atë, duke qenë i vetmuar krahun e majtë të mesfushës.
Disa përdorues të Twitterit madje e kanë quajtur Xhakën – Ronaldinho për mënyrën se si e ndali topin ai.
Në përgjithësi, 29-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë, përveç kartonit të verdhë herët në ndeshje.
Granit Xhaka with the cheeky Ronaldinho touch today in the comfortable victory ?? pic.twitter.com/TRL3yiPHk8
— Xhaka Stat (@XhakaStat) December 26, 2021


