Sporti

Xhaka arrin një statistikë të frikshme në ndeshjet e garave evropiane

05/10/2024 08:55
nga:E K

Bayer Leverkusen është kualifikuar në finale të Europa League, pasi eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Padyshim Granit Xhaka si një lider i skuadrës, edhe në këtë ndeshje shkëqeu në fushë, duke qënë një prej futbollistëve më të mirë.

Futbollisti kosovar arriti një statistikë të frikshme, duke krijuar 10 shanse për gol në pjesën e dytë ndaj Romës.

Kjo nuk kishte ndodhur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve apo atë të Evropës, të paktën që nga fillimi i sezonit 2016/17.

Xhaka sot ishte asistues edhe te goli i dytë i Leverkusenit, ku Stanisic barazoi rezultatin në 2-2.