Sporti

Xhaka ankohet në referin anglez: E njoh atë, ai nuk do ta akordonte këtë penallti në Premierligë!

03/05/2025 23:44
nga:Lorik J

Granit Xhaka është ankuar në referim pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich në Champions League.

Sipas Granit Xhakës, penalltia e akorduar ishte shumë e lehtë dhe kjo nuk do jepej nga referi anglez, Michael Oliver në Premierligë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michael nga Anglia”, tha Xhaka, raportojnë mediat gjermane.

Ndeshja e kthimit do luhet pas 1 jave, por Leverkusen do ta ketë tejet të vështirë ta rikthejë rezultatin.

/GazetaBlic Sport