Lajme

Xhaferi mban mbledhjen e parë si kryeministër: Pres që ministrat të punojnë me përkushtim

01/30/2024 18:15
nga:G B

Talat Xhaferi, e ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi tha se pret nga ministrat që të punojnë me përkushtim dhe interes të qytetarëve.

“të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, tha Xhaferi.

Ai e mori zyrtarisht detyrën të hënën më 29 janar nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçeski.

Xhaferi do të jetë për 100 ditë shef i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria teknike do të ketë mandat që të organizojë dhe sigurojë mbarëvajtjen e rregullt të zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj.

Kjo qeveri u votua pro nga 65 deputetë derisa tre ishin kundër, kurse abstenime nuk pati.