Krenar Xhaferi, kandidat i LDK-së për deputet me numër 32, ka komentuar raportin e Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku sipas tij shqiptarët asnjëherë më parë nuk kanë pasur një pozicion më të favorshëm se përfaqësimi nga katër kryeministra në rajon.
Xhaferi tutje thotë se në vend që të promovohej unifikimi mes tyre, Kurti krijoi parti politike në të gjitha këto vende dhe ndoqi politika përçarëse në mes tyre.
Ku sipas tij fryma që e karakterizon Kurtin si person është përçarëse dhe jo unifikuese.
Ndër të tjera ai thotë se kjo frymë e ka sjell Kosovën në një situatë pa asnjë njohje të re dhe me ndalimin e invstimeve të huaja në vend.
“Fryma që e karakterizon atë si person është përçarëse, jo unifikuese. Kjo frymë e ka sjellë Kosovën në një situatë pa asnjë njohje të re dhe me ndalimin e investimeve të huaja në Kosovë”, tha ai.
Postimi i plotë:
Shqiptarët asnjëherë më parë nuk kanë pasur një pozicion më të favorshëm sesa kur janë përfaqësuar nga katër kryeministra në rajon: me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në vend që të promovohej unifikimi mes tyre, Albin Kurti krijoi parti politike në të gjitha këto vende dhe ndoqi politika përçarëse në mes tyre. Fryma që e karakterizon atë si person është përçarëse, jo unifikuese. Kjo frymë e ka sjellë Kosovën në një situatë pa asnjë njohje të re dhe me ndalimin e investimeve të huaja në Kosovë.