Lajme

Xhafer Tahirit i kërkohet të reflektoj nga ish-drejtorat e tij!

04/21/2022 17:35
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, Xhafer Tahiri është duke hasur në kundërshtim me drejtuesit dhe anëtarët e kësaj dege.

Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda kryesisë së LDK në Vushtrri, se mospajtimet janë shfaqur pas vendimit të nxjerrë nga ana e Tahirit, pa konsultim paraprak me anëtarët e kryesisë, rreth pozicionimit të tyre në Grupet Punuese për monitorimin e procesit të regjistrimit të anëtarësisë së LDK në Vushtrri.

Vendimi që po i kundërshtohet Xhafer Tahirit / Gazeta Blic

Në një komunikim të brendshëm që ka siguruar Gazeta Blic mësohet se ish-drejtori i Fianancave në qeverisjen Tahiri, ka refuzuar të jetë pjesë e këtij vendimi të një anshëm.

“Refuzoj të jem pjesë e këtij vendimi pa u konsultuar fare, pasi që dega nuk është private dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime krye në vete. Nuk deshiroj të jem pjesë e grupeve dhe klaneve të ndryshme sepse gjithmonë kam qenë dhe jam për unifikimin e partisë dhe mbrojtjen e interesit të LDK-së. Unë mendoj se dega e LDK-së në Vushtrri është paralizuar dhe ata të cilët e sollen degën në këtë gjendje duhet të reflektojnë sa më parë”, ka thënë Lutfi Gërguri në komunikimin e brendshëm me anëtarët e kryesisë së LDK në Vushtrri.

Komunikimi i brendshëm në Kryesinë e LDK në Vushtrri

Gazeta Blic merr vesh se pjesë e këtij Grupi Punues nuk ka pranuar të jetë as sekretari i degës së LDK-së në këtë komunë Avdi Avdiu, pasi që nuk është mbajtur një mbledhje paraprake për ndarjen e përgjegjësive.

Ndryshe, merret vesh se për shkak të pakënaqësive të mëdha në këtë degë ka filluar mbledhja e nënshkrimeve nga ana e delegateve për shkarkimin e Tahirit nga ky funksion. / Gazeta Blic