Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve ka bërë që të rritet prodhimi.
Gjatë vizitës në një biznes në këtë komunë u tha se të gjitha bizneset po vlerësojnë se projekti dhe puna e Kryetarit Tahiri sjell më shumë zhvillim e punësim në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Qasja jonë e hapur ndaj biznesit ka bërë që ato të rriten, ta rrisin prodhimin, të zhvillohen e të krijojnë punësim më të madh në Vushtrri.
Të gjitha bizneset po vlerësojnë se projekti dhe puna e Kryetarit Tahiri sjell edhe më shumë zhvillim e punësim në Vushtrri.
#160 #LDK #Vushtrri