Zgjedhjet Lokale

Xhafer Tahiri njofton se janë ndihmuar 20 familje në Vushtrri

09/30/2021 20:16
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se janë ndihmuar 20 familje raste sociale.

Kjo po realizohet permes ASB Socio projektit, që këto familje të vetpunësohen. Kjo është arritur me bashkëpunimin në mes German Coorporation.

Njëri nga përfituesit ishte ndihmuar me inkubatorë me kapacitet prej 1000 vezë.

“Gjithmonë do të jemi në krah të atyre që kanë nevojë më së shumti! Vetëm kështu merr kuptim puna dhe angazhimi ynë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.