Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij ta votojnë në balotazhin e 14 nëntorit.
Tahiri ka thënë se të gjitha zotimet që i ka dhënë para vushtrriasve i ka përmbushur me përkushtim.
Ai shtoi se projektet që u implementuan në Vushtrri, kanë punësuar shumë persona.
Shkrimi i plotë:
Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm.
Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë.
Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, punësim për të gratë e të rinjtë e Vushtrrisë.
Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë.
Faleminderit
I juaji përgjithmonë
#Xhafa160
https://www.facebook.com/222533374610550/posts/1807915382739000/