Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot ka filluar edhe shtrimi i trotuarit në Stanoc të Epërm me gjatësi prej 1.3 km pranë shkollës “Migjeni”
“Krahas kamerave të sigurisë që janë instaluar në çdo shkollë të Vushtrrisë ne po realizojmë projekte të trotuarit pranë të gjitha shkollave në Vushtrri për të rritur sigurinë e nxënësve” ka bërë të ditur Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se krahas kamerave të sigurisë që janë instaluar, po realizojnë edhe projekte të trotuareve pranë të gjitha shkollave në Vushtrri.
Kujtojmë se Xhafer Tahiri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Njoftimi i plotë:
Trotuari në ?Stanoc të Eperm ?
Së bashku me banorët e Stanocit filluam punimet për ndertimin e mbi 1.3 km trotuar pranë Shkollës “Migjeni”. Krahas kamerave të sigurisë që janë instaluar në çdo shkollë të Vushtrrisë ne po realizojmë projekte të trotuarit pranë të gjitha shkollave në Vushtrri për të rritur sigurinë e nxënësve? ⚒ ?
Urime banorëve ?
#mepunë
#qytetiqëduam ??
#securtiy #school


