Lajme

Xhafer Tahiri i LDK-së: Dielli perëndoi në Kodrën e Arafatit, urime Kurban Bajramin

07/08/2022 19:10
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh, ku nga atje e uroi Kurban Bajramin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se tani dielli ka perënduar në Kodrën e Arafatit. Ai u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.

“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin! Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot! Zoti e ruajt Kosovën”, tha Tahiri.