Lajme

Xhafer Tahiri: Garë formale në Vushtrri, fituesi dihet!

06/22/2021 08:41
nga:M K

Kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, beson se ai do të fitojë bindshëm në komunën të cilën edhe e udhëheqë aktualisht.

Në një prononcim për “Kanal10”, Tahiri tha se pret një garë formale, pasi tashmë fituesi dihet, përcjell GazetaBlic.

“Pres një garë formale, pasi fituesi dihet. Unë jam i kënaqur që kam arritur t’iu përgjigjem kërkesave të qytetarëve, që çdo ditë ma konfirmojnë mbështetjen për një tjetër mandat”, tha ndër të tjera Tahiri.

Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

/GazetaBlic/