Zgjedhjet Lokale

Xhafer Tahiri: Do të qëndrojmë afër biznesit – afër atyre që punësojnë qytetarët tanë

09/28/2021 15:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, sot vizitoi kompaninë “LONI DEKOR”, nga ku e vlerësoi suksesin e këtij biznesi, në kuadër të sektorit të përpunimit të drurit si dhe të bizneseve tjera që operojnë në këtë komunë.

“Punësimi i qytetarëve tanë është prioritet, ndërsa mbështetja jonë ndaj biznesit do të vazhdon e rritet pandalshëm, duke qenë afër tyre”, tha Tahiri.

Ndër të tjera, ai premtoi se, në Pantinë, do të ndërtojnë një çerdhe publike, në mënyrë që të punësuarit e kësaj ane, por edhe qytetarët tjerë të kenë një vend të sigurt e edukativ për fëmijët e tyre.