Kandidati për deputet nga LDK, njëherësh kryetar i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar sot të gjitha shkollat me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë dhe festave të fundvitit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se gjatës vizitës me drejtoreshën e DKA-së, Fitore Hashani dhe kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.A, Berat Mehmeti, kanë biseduar me mësimdhënësit, stafin e shkollave dhe nxënësit, duke i uruar për punën e tyre të palodhshme dhe arritjet e këtij gjysmëvjetori.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me drejtoreshën e DKA-së, znj. Fitore Hashani, dhe kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.A, z. Berat Mehmeti, kemi vizituar të gjitha shkollat me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë dhe festave të fundvitit.
Gjatë vizitave, kemi bashkëbiseduar me mësimdhënësit, stafin e shkollave dhe nxënësit, duke i uruar për punën e tyre të palodhshme dhe arritjet e këtij gjysmëvjetori.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkëpunimin mes shkollave, nxënësve dhe NPL “Kastrioti” Sh.A, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në dekorimin dhe krijimin e një atmosfere festive në hapësirat shkollore.
Me këtë rast, ju uroj të gjithë nxënësve dhe stafit mësimor shëndet, gëzime dhe suksese në vitin e ri 2025!
Xhafer Gashi