Lajme

Xhafer Gashi viziton institucionet arsimore në Obiliq: Uroj që ky vit të jet i mbushur me përkushtim, arritje dhe suksese

09/01/2025 18:15
nga:Lorik J

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka vizituar sot institucionet arsimore në komunën e tij, bashkë me drejtoreshën e DKA-së, Fitore Hashani.

Gashi potencoi se këtë vit kanë shtuar edhe dy çerdhe për fëmijët e Obiliqit.

Ai poashtu i uroi nxënësve vit të mbushur me përkushtim, arritje dhe suksese.

“Të dashur nxënës,

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, znj. Fitore Hashani, vizituam institucionet arsimore të komunës sonë nga çerdhet, shkollat fillore e deri tek shkollat e mesme për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Këtë vit kemi shtuar edhe dy çerdhe të reja, duke krijuar hapësira të reja për fëmijët tanë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025/26, uroj që ky të jetë një vit i mbushur me përkushtim, arritje dhe suksese në rrugën e dijes.

Fëmijë e nxënës të dashur, shkollat dhe çerdhet tuaja janë gati për ëndrrat tuaja të reja.

Ju uroj shumë suksese”, shkruan Xhafer Gashi.

/GazetaBlic