Lajme

Xhafer Gashi reagon pas zgjedhjeve, nuk siguron ulëse në Kuvend

01/04/2026 15:26
nga:Genita C

Xhafer Gashi ka reaguar pas rezultateve zgjedhore, duke bërë të ditur se nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai e ka pranuar rezultatin me përgjegjësi dhe respekt për vullnetin e qytetarëve, duke falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Gashi ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën dhe për vlerat që përfaqëson do të vazhdojë edhe më tej, me përkushtim dhe përgjegjësi publike.