Lajme

Xhafer Gashi: Programi i LDK-së është njëri prej programeve më reale, që nga pas lufta e deri më tani nuk ka pas diçka të tillë

01/22/2025 17:15
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, njëherit edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, thotë se programi i LDK-së është njëri prej programeve më reale që nga paslufta e deri më tani, raporton GazetaBlic.

Gashi në një intervistë për GazetaBlic, thotë se programi i LDK-së specifikon gjithçka, ku edhe në kuptimin ambiental janë të ndara rreth 50 milionë euro e që në fokus është komuna e Obiliqit.

“Programi i LDK-së është njeri prej programeve më reale që nga pas lufta e deri më tani nuk ka pas diçka të tillë, i cili specifikon gjithçka, edhe në kuptimin ambiental janë të ndarë rreth 50 milionë e që fokus është Obiliqi duke u llogaritë meqë është ndotësi më i madh në nivel vendi, pastaj nxemjet qëndrore është planifiku buxhet mbi 30 milionë që do të filloj menjëherë kyqja e stabilimenteve dhe fillimi i shfrytëzimit kaq të rëndësishëm”, tha ai.