Zgjedhjet Lokale

Xhafer Gashi prezanton platformën e tij për mjedisin

10/11/2021 13:09
nga:N M

Kryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit kandidati për kryetar, Xhafer Gashi, përmes një postimi në facebook, ka theksuar se përkushtimi në rritjen e hapësirave gjelbëruese është i pandalshëm.

“Ne kemi ndërtuar 14 parqe të reja, në hapësira të cilat ishin deponi ilegale të mbeturinave. Kemi krijuar hapësira të përshtatshmë për të gjitha grupmoshat.”, tha ai ndër të tjera.

Njëkohësisht ka prezantuar prioritetet në fushën e mjedisit në platformën qeverisëse #Bashkë, për katër (4) vitet e ardhshme, duke u shprehur se: “Në platformën qeverisëse #Bashkë, kemi përcaktuar pesë shtyllat kryesore ku do të bazohet strategjia e mjedisit:

1.Vazhdimi i projektit të Koogjenerimit (ngrohjes qendrore),
2.Menaxhimi i cilësisë së ajërit,
3.lmpiantet e ujërave të zeza,
4.Klasifikimi i mbeturinave,
5.Gjelbërimi ruajtja dhe rritja e sipërfaqeve gjelbëruese (parqe, sheshe, mobileri urbane).
Parqet- projektet kapitale
1.Parku në Lajthishtë,
2.Parku në Haden e Re,
3.Parku në Graboc,
4.Parku në Mazgitin e ulët tek lagjja Haziri,
5.Parku në Breznicë,
6.Projekti për eko-ulëset me sistem gjelbërimi i paraparë në hapësirat publike, sheshe, parqe e shkolla,
7.Vazhdimi i trajtimit të shtretërve të lumenjeve në territorin e komunës së Obiliqit,
8.Vazhdimi i projektit të brezit të gjelbërt, shtigjeve të biçikletave deri tek rrethrrotullimi në Shkabaj, prej qendrës së qytetit të Obiliqit deri tek projekti aktual,
9.Ndërtimi i shtigjeve të biçikletave prej qytetit tė Obiliqit tek fshati Milloshevë,
10. Parku te banesat sociale, (infrastruktura komplete, parkingjet dhe rruga).
Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin.”