Zgjedhjet Lokale

Xhafer Gashi prezanton platformën e tij për arsim

10/09/2021 15:47
nga:M K

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka prezantuar prioritetet për arsim të platformës së tij qeverisëse #Bashkë, për katër (4) vitet e ardhshme, me vizionin që studentët dhe nxënësit e Obiliqit të jenë konkurues në nivel ballkanik.

Shkrimi i plotë i Gashit:

“#Bashkë për arsim cilësorë

Vizioni ynë: “Studentët dhe nxënësit e Obiliqit konkurues në nivel ballkanik”
Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në arsim dhe i kushteve të infrastrukturës arsimore vazhdojnë të mbeten përkushtimi ynë i pandalshëm. Këto janë prioritetet në fushën e arsimit në platformën qeverisëse #Bashkë, të cilat me besimin tuaj me 17 tetor do t’i bëjmë realitet!

Voto1️⃣0️⃣9️⃣✅ jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin!

Xhafer Gashi”