Kandidati për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka prezantuar disa nga prioritetet kryesore të platformës së tij qeverisëse.
Në prioritete përfshihet: Ndërtimi i katit të dytë të QKMF-së. Blerja e një autoambulance, për pacientët me hemodializë, me të gjitha pajisjet mjekësore për transportimin e rasteve të rënda për nivelin e dytë dhe të tretë. Funksionalizimin e laboratorit në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Milloshevë. Vazhdimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në shtëpi, për personat e moshës së tretë, gratë shtatzëna, fëmijët deri në moshën 3 vjeçare dhe për pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore.Vazhdimi i subvencionimi të grave lehona me nga 150€.
Shkrimi i plotë i Gashit:
“#Bashkë për shëndetësinë
Vizioni ynë: “Avancimi i shëndetësisë, ngritja e kapaciteteve shëndetësore për një shëndet të mirë”
Këto janë disa nga prioritetet kryesore të shëndetësisë në platformën qeverisëse #Bashkë, e cila me besimin tuaj me 17 tetor do të bëjmë realitet!
Platforma jonë #Bashkë është konkrete, me vizion të qartë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve tanë dhe sipas planifikimeve buxhetore për katër (4) vitet e ardhshme!
Voto 109✅
Xhafer Gashi”