Lajme

Xhafer Gashi: Po i prijmë garës me më shumë vota – Koalicionin e bëj me qytetarët

10/13/2025 21:53
nga:Genita C

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Gashi doli i pari në rezultatet preliminare në obiliq, ku fitoi 46,47% te votave apo 5,809 vota nga qytetarët.

Xhafer Gashin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me 44,04% të votave apo 5,505 vota gjithsej.

Gashi në “Politko” i falenderoi të gjithë qytetarët që i dhanë besim me votat e tyre për qeverisjen e ardhshme. Ai tha se prapë jemi në garë, i prijmë garës dhe shpresojmë që balotazhin do ta fitojmë.

Ai tha se edhe tri herë më përpara kishte qenë në balotazh dhe se gjithherë ka qenë i kujdesshëm me qytetarët, e prandaj edhe kësaj radhe koalicionin do ta bënte me qytetarët.