Zgjedhjet Lokale

Xhafer Gashi: Obiliqin e gjeta në gjendje jashtëzakonisht të rëndë

10/13/2021 00:10
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Iniciativës Qytetare për Obiliqin, Xhafer Gashi ka treguar se si ishte gjendja e komunës në kohën kur ai u bë kryetar i Obiliqit.

Gashi në emisionin ‘Dpt te Fidani’ në T7 tha se gjendja në Obiliq në vitin 2013 ishte mjaft e rëndë dhe kështu ai kishte filluar ndryshimin e madh.

Ai madje tha se sfidë të madhe e kishin buxhetin e komunës.

“Kur kam shku në 2013 në komunë, gjendja e Obiliqt ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Obiliqi ka filluar të ndryshojë rrënjësisht. Sfidën më të madhe e kemi pas te buxheti. Me një ekip të cilën e kemi në komunë është e përgjysmuar karshi buxhetit që e kemi jemi duke e bërë një punë të jashtëzakonshme.

Kemi ndërtu shumë ura, shumë rrugë, anekse shkollore, ndriqim, parqe”, tha Gashi.