Në tubimin elektoral të mbajtur sonte, Kryetari i LDK-së në Obiliq, njëherësh kandidat në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Gashi, paraqiti para qytetarëve programin qeverisës 2025- 2029, një plan të qartë, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në zhvillim të qëndrueshëm.
Prania masive e qytetarëve ishin dëshmia më e fortë se Obiliqi beson në këtë vizion dhe është gati të vazhduar përpara me Kryetarin e LDK-së, Xhafer Gashin, dhe ekipin e tij.
Tri shtyllat kryesore të programit:
1.Qeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse
2.Qeverisje lokale për të gjithë qytetarët
3.Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik lokal.
Prioritetet kryesore:
1.Zhvillimi ekonomik.
2.Mjedisi dhe ambienti
3.Arsimi
4.Shëndetësia
5.Infrastruktura
6.Mbështetja për rininë, kulturën dhe sportin
7.Përkrahja për bujqësinë
8.Zhvillimi urban
9.Shërbime publike
10.Administratë profesionale dhe digjitale


