Kandidati për kryetar të Obiliqit nga Iniciativa qytetare, Xhafer Gashi ka theksuar se ai ka “një lajm i rëndësishëm për fermerët dhe bujqit e komunës së Obiliqit”.
Ai tha se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të ujitjes së kulturave bujqësore për fermerët dhe bujqit e Komunës së Obiliqit.
Njoftimi i plotë:
Një lajm i rëndësishëm për fermerët dhe bujqit e komunës së Obiliqit
Me kryeshefin e N.H “Ibër-Lepenc” z.Januz Kabashi, kam nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të ujitjes së kulturave bujqësore për fermerët dhe bujqit e Komunës së Obiliqit.
Nga ky memorandum, komuna e Obiliqit do të bartë të gjitha shpenzimet për ujitjen e kulturave bujqësore sipas kërkeses së fermerëve, konkretisht përfitues do të jenë rreth 300 fermerë.
Ky projekt do të fillojë implementimin në vitin që po vjen e do të vazhdojë për katër (4) vitet e ardhshme, me realizimin e tij, do ngritet cilësia dhe rendimentet e kulturave bujqësore, njëkohësisht dëshmohet përkushtimi ynë për mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin e qytetarëve për zhvillimin e veprimtarive bujqësore.
Me këtë rast, falënderova kryeshefin Kabashi, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.
Xhafer Gashi