Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka ndarë pamje të Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi.
Nga një objekt i vjetër, i cili nuk plotësonte as kushtet më të thjeshta për zhvillimin e aktiviteteve rinore e kulturore, Gashi thotë se sot kanë ndërtuar një objekt modern.
“Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri” është tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi, e cila i plotëson të gjitha standardet për organizimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore.
Ne do të vazhdojmë me punë të mira për qytetarët dhe për të rinjtë tanë”.
Gashi synon edhe një mandat tjetër në krye të komunës.


