Xhafer Gashi ka njoftuar për takimet e radhës para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim të ngrohtë në Mazgit të Ulët, ku u mirëpritëm me dashamirësi nga familja e nderuar të z. Mustaf Rushiti”, ka shkruar kandidati për deputet nga LDK-ja.
Gashi tha se ky takim ishte një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes së fuqishme që qytetarët tanë kanë për vizionin e LDK-së dhe ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën.


