Lajme

Xhafer Gashi: Në katër vitet e ardhshme do të kemi në fokus fuqizimin e gruas!

09/18/2021 20:07
nga:Y I

Kandidati i Iniciativës Qytetare për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur ditën e sotme në takim, strukturat e Grupit të Grave të Iniciativës Qytetare për Obiliq, raporton Gazeta Blic.

Gashi në takim e zhvilluar me to ka theksuar se fuqizimi i rolit të gruas gjithmonë ka qenë prioritet i qeverisjes së tij.

Ai tutje ka thënë se programi politik për katër vitet e ardhshme do të ketë në fokus fuqizimin e gruas dhe të rinjëve e të rejave.

Postimi i plotë:

Kontributi i tyre në familje, në shoqëri dhe në punë është i pazavendësueshëm, andaj gjatë ditës së sotme në amfiteatrin e sheshit “Dëshmorët e Kombit” takova strukturat e

Grupit të Grave të Iniciativës Qytetare për Obiliq, të cilat i falënderova për angazhimin dhe mobilizimin e tyre, njëkohësisht theksova se fuqizimi i rolit të gruas përherë ka qenë prioritet i qeverisjes time, përmes realizimit të grant-skemave për përkrahjen në biznese dhe në sektorin e bujqësisë, subvencionimin e grave lehona si dhe 50% e drejtorive në komunën e Obiliqit udheheqën nga gratë.

Programi ynë politikë për katër (4) vitet e ardhshme është vazhdimësi e punëve të mira dhe realizimi i projekteve madhore me fokus të qartë fuqizimin e gruas dhe të rinjëve e të rejave!

Na priftë e mbara! 1️⃣0️⃣9️⃣✅

Bashkë me Grupin e Grave të Iniciativës, jemi të parët për Obiliqin!

Xhafer Gashi