Lajme

Xhafer Gashi i bindur: Do të fitojë pa balotazh në Obiliq

09/09/2021 22:31
nga:Q R

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, shprehet i bindur se Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të fitojë pa balotazh në këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.

Gashi deklaron se iniciativa e tij tani numëron 800 aktivist dhe se ka struktura të mirë organizuara.

“Pas dorëheqjës time ne e kemi themeluar një iniciativ qytetare për Obiliqin, të cilës ju kanë bashkuar shumë njerëz, fatmirësisht ne mesine e tyre edhe moshat e reja, të mesme. Tani Iniciativa Qytetare numëron mbi 800 aktivist ka strukturë të mirë, janë 23 degë, pastaj janë 19 degë të forumit të të rinjëve dhe 23 degë të forumit te gruas, sipas të gjitha sonazheve që janë realizuar në komunën tonë iniciativa qytetare për Obiliqin do të jetë fituese pa balotazh”, ka deklaruar Gashi në Kanal 10.

Shiko videon: