Lajme

Xhafer Gashi falënderon qytetarët dhe aktivistët e LDK-së në Obiliq për mbështetje gjatë fushatës

02/10/2025 14:51
nga:Genita C

Xhafer Gashi, kandidat i LDK-së për deputet, ka falënderuar qytetarët, aktivistët dhe votuesit e partisë për angazhimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Në një mesazh të tij, ai vlerësoi punën e strukturave të LDK-së, duke përfshirë Kryesinë, Forumin e Gruas dhe Rinor, si dhe komisionerët dhe vullnetarët për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre.

Gashi theksoi se mbështetja e vazhdueshme nga qytetarët e Obiliqit ka qenë e jashtëzakonshme dhe e falënderoi për këtë.