Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim me familjen Haziri në nëndegën VIII në Obiliq.
Gashi tha se u mirëprit ngrohtësisht nga familja e nderuar Haziri, me të cilët ndanë biseda për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.
“Ky takim ishte një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që qytetarët tanë kanë për vizionin e LDK-së dhe për ndryshimin e domosdoshëm në Kosovë. Vullneti dhe përkushtimi i këtyre familjeve na japin motiv shtesë për të vazhduar angazhimin tonë me edhe më shumë vendosmëri” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Takim me familjen Haziri në nëndegën VIII në Obiliq
U mirëprita ngrohtësisht nga familja e nderuar Haziri, me të cilët ndamë biseda për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit tonë.
Ky takim ishte një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që qytetarët tanë kanë për vizionin e LDK-së dhe për ndryshimin e domosdoshëm në Kosovë. Vullneti dhe përkushtimi i këtyre familjeve na japin motiv shtesë për të vazhduar angazhimin tonë me edhe më shumë vendosmëri.
Një falënderim i veçantë për familjen Haziri për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të sinqertë për #Ndryshimin.
Së bashku për fitoren!
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
Xhafer Gashi


