Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e sezonit është deklaruar mbrojtësi i skuadrës së Dukagjinit, Elton Basriu.
Ai për GazetaBlic Sport tha se kjo ndeshja është ndeshje e vitit dhe se janë shumë të motivuar si skuadër.
“Po e vërtetë që është ndeshja e vitit dhe besoj në ekipin tonë, pasi jemi të motivuar tej mase për ndeshjen e nesërme dhe jemi përgatitur gjithë javën për këtë ndeshje“, tha fillimisht Elton Basriu për GazetaBlic Sport.
Pastaj ai tha se beson që do të dalin me rezultat pozitiv dhe se do të sigurojnë një vend në Superligën e Kosovës.
“Po mendoj që kemi aftësitë që të dalim me rezultat pozitiv nga këto dy ndeshje dhe të kalojmë në Superligë pasi ky ishte qëllimi jonë nga fillimi“, përfundoi Basriu.
/GazetaBlic Sport/