Sporti

Xavit nuk i ndalen problemet, dy lojtarë tjerë i mungojnë sonte në Copa Del Rey

01/05/2022 14:46
nga:Lorik J

Dy lojtarë të Barcelonës janë konfirmuar si mungues në ndeshjen e sotme në Copa del Rey me Linares Deportivo.

Barça tashmë ka një numër lojtarësh jashtë me koronavirus dhe lëndime përpara ndeshjes së Kupës së sotme në mbrëmje, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe kjo do të thotë se Xavi Hernandez i është dashur të thërrasë përsëri një numër lojtarëve të rinj, megjithëse ka pasur disa lajme pozitive.

Dani Alves është regjistruar me sukses dhe është lejuar të luajë dhe Ousmane Dembele është rikthyer pas testimit negativ për koronavirus pas një beteje të shkurtër me sëmundjen.

Megjithatë, ka pasur dy goditje të reja, me dyshen mbrojtëse Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti që të dy mungojnë.

Të dy lojtarët vuajnë nga dhimbjet në stomak dhe si rezultat nuk do të luajnë.

/GazetaBlic Sport