Barcelona mundi Villarrealin 3:1 si mysafir mbrëmjen e kaluar dhe kështu arriti në fitoren e parë jashtë fushe në kampionat këtë sezon.
Skuadra e Xavit kaloi në epërsi në minutën e 48-të me golin e De Jong-ut, vendasit barazuan në të 76-ën me Chukwueze kurse më pas Villarreal u shpërqëndrua në gjashtë minutat e fundit kur Depay përfitoi nga një gabim i mbrojtjes në minutën e 88-të dhe Coutinho nga penalltia në të 94-ën vendosi epilogun 1:3, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne nuk dominuam aq sa prisja, por përfunduam duke fituar. Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë në një fushë shumë të vështirë. Këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për ne, por duhet të jem i sinqertë dhe të them se ne Villarreali nuk e meritonte humbjen, megjithatë lojtarët e mi bënë më të mirën në fushë, por ne duhet të jemi më të mirë, duhet ta mbajmë topin më shumë në këmbë dhe duhet të përballojmë më mirë presionin e kundërshtarëve. Villarreali na ka shtrënguar gjithmonë, ata janë një ekip i madh”, tha Xavi pas ndeshjes.
Barcelona me këtë fitore arriti dy fitore të njëpasnjëshme për herë të parë në këtë sezon. Xhiron tjetër skuadra e Xavit e pret Betisin në shtëpi.
/GazetaBlic Sport/


