Pas sigurimit të kthimit të Dani Alves, Barcelona dhe Xavi synojnë të rikthejnë Thiago Alcantara në Camp Nou sipas raportimeve në Sky Sport, Liverpool Echo dhe Diario AS.
Megjithëse ai mbërriti vetëm pak më shumë se një vit më parë, duket se Liverpool mund të ketë nevojë të fillojë të kërkojë një zëvendësues për Thiago Alcantara.
Raportet nga Spanja thonë se Xavi i ka bërë me dije Laportas se ai dëshiron rikthimin e spanjollit në Camp Nou.
Megjithatë, nuk do të ishte një operacion i thjeshtë. Thiago ka një kontratë me Liverpool dhe ata nuk janë të prirur ta lejojnë atë të largohet nga Anfield. Ai nuk do të ishte i lirë në asnjë rast.
/GazetaBlic Sport/


