Xavi ka lavdëruar mesfushorin Pedri, duke thënë se ai ka të gjitha aftësitë që duhet të ketë një futbollist.
Spanja dhe Barcelona janë bërë gjithnjë e më të varura nga maestroni i mesfushës Pedri, i cili mbushi 20 vjeç.
Së fundmi lidhur me yllin e Barçës ka folur edhe trajneri i ekipit, Xavi Hernandez
“Ai i ka të gjitha aftësitë që duhet të ketë një futbollist, në këtë rast mesfushor, ka talent, ka sakrificë, është i fortë në mbrojtje, mund të luajë tre ndeshje radhazi, ka gjithçka për të bërë diferencën”, tha fillimisht ai.
“Ai sapo ka mbushur 20 vjeç, është shumë i ri, por tregon një pjekuri të pazakontë në një Kupë Bote. Është kënaqësi ta shikosh duke luajtur, ai mund të bëjë ndryshimin në çdo ndeshje. Ai shkon mirë me Gavi, shoqërohet me Busquets. Ne të kesh një qendër në Spanjë që është kënaqësi të shikosh lojën”, përfundoi Xavi.