Sporti

Xavi thur lavde për Busquetsin: Nuk ka si ai, më i zgjuari nga të gjithë

05/13/2023 14:36
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencë për media ka folur rreth largimit të Sergio Busquets.

Xavi ka pasur nderin të luante së bashku me të dhe ta menaxhonte për një kohë të shkurtër.

Ai thotë se Busquets është lojtari më i zgjuar që ai ka takuar.

“Sergio Busquets është lojtari më i zgjuar që kam parë ose luajtur me të. Ai është një gjeni. Ne do ta humbasim mesfushorin më të mirë në historinë tonë. Ai ka notën 10-të për gjithçka që ka bërë në fushë”, u shpreh Xavi

Kujtojmë që Sergio Busquets largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Ai pritet të vazhdoj karrierën në Lindjen e Mesme apo edhe në Amerikë.