Sporti

Xavi: Të kemi Haaland në La Liga është me interes për të gjithë ne

12/17/2021 18:33
nga:E K

Xavi Hernandez ka komentuar situatën e Barçës para ndeshjes kundër Elche.

Trajneri ka deklaruar se pavarësisht atmosferës së mirë, duhet të nisin urgjentisht të fitojnë, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli nuk përjashton mundësinë që të fitojnë çdo titull, madje edhe La Liga.

Për sa i përket merkatos, ai shpjegoi se tashmë ia ka bartur presidentit atë që i nevojitet në planin afatshkurtër dhe afatmesëm dhe se prioritet është sulmuesi.

Ai ka shpjeguar situatën e Dembeles dhe ka folur për mundësinë e transferimit të Haaland.

Për Dembele: “Kam folur me të dje dhe jam pozitiv. Ai është i lumtur, dëshiron të vazhdojë dhe është çështje e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet agjentit dhe klubit. Ai e di se sa e rëndësishme do të jetë. E shoh të lumtur, të kënaqur, ai po luan mirë, goli mungon për të bërë diferencën, por ai po kontribon shumë”.

Për Haaland: “Për momentin kemi një situatë të vështirë ekonomike. Duhet të jemi realistë dhe të mendojmë se nuk do të jetë e lehtë për të forcuar ekipin. Ka një problem me pagat. Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe përsa i përket emrave gjithashtu. Në rastin kur nuk di asgjë për Haaland. Të gjithë do të ishin të interesuar, që ai të luante në ligën spanjolle. ”

/GazetaBlic Sport/