Sporti

Xavi Simons huazohet tek klubi i njohur holandez

06/26/2022 23:27
nga:Lorik J

Xavi Simons ka arritur një marrëveshje me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij përpara se të huazohet te PSV, sipas Fabrizio Romano.

Skuadra parisiene vazhdon të besojë në potencialin e tij dhe ka vendosur një huazim në mënyrë që ai të gëzojë minuta, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga Holanda, Xavi Simons prej ditësh ishte i lidhur me skuadrën e Eindhoven.

Vetë trajneri, Ruud van Nistelrooy ka konfirmuar interesimin.

/GazetaBlic Sport